×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti njofton për vendimet që i morën në mbledhjen e Qeverisë

    Insajderi
    30 September 2022 - 22:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar në Facebook për vendimet që janë marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

    Postimin e ka nisur me vendimet për lehtësimin e procedurave për mjekët nga diaspora.

    “Me dy vendime lehtësuam angazhimin në institucionet tona të profesionistëve e bashkatdhetarëve tanë, për të sjellë kontributin e tyre profesional e akademik në Republikën tonë të përbashkët”, ka shkruar Kurti.

    Kurti ka bërë me dije se në këtë mbledhje kanë miratuam pesë projektligje, dy rregullore, si dhe tri nisma për negocimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

    Gjithashtu, Kurti njoftoi se janë ndarë mjete për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, sipas kërkesave të tyre.

    Ndër të tjera u miratua edhe programi “Kosova shtet i xhudos”.

    Postimi i plotë:

    Mbledhja e 99-të

    Me dy vendime lehtësuam angazhimin në institucionet tona të profesionistëve e bashkatdhetarëve tanë, për të sjellë kontributin e tyre profesional e akademik në Republikën tonë të përbashkët.

    Miratuam Strategjinë e Arsimit 2022-2026 për nevojat zhvillimore të sektorit të arsimit për periudhën vijuese pesëvjeçare.

    Ndamë mjete për pagesë për orët shtesë të grumbulluara mbi normë për Policinë e Kosovës.

    Gjithashtu, ndamë mjete edhe për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, sipas kërkesave të tyre.

    Për zhvillimin dhe masivizimin e sportit të xhudos në Republikën e Kosovës, miratuam programin “Kosova, Shtet i Xhudos”.

    Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë është ndër projektet më të rëndësishme nacionale. Në mbledhjen e sotme vendosëm datën e fillimit dhe përfundimit të regjistrimit: 1 shtator – 16 tetor 2023.

    I propozuam Kuvendit të Republikës së Kosovës anëtarët e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave.

    Të gjithë shtetasit e Federatës Ruse, bartës të pasaportave të rregullta, zyrtare e diplomatike, si dhe ata që kanë leje qëndrim biometrik valid, të lëshuar nga shtetet e zonës Schengen, do të obligohen të pajisen me vizë të Republikës së Kosovës, për hyrje, transit dhe qëndrim në territorin e Republikës së Kosovës.

    Themeluam  Komisionin Qendror për Vlerësimin e Dëmeve të Shkaktuara në të mirat materiale nga ndikimi i fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.

    Emëruam  Komisionin e Pranimit për institucionet e administratës shtetërore për Grupin specialist të shkencave shoqërore

    Miratuam pesë projektligje, dy rregullore, si dhe tri nisma për negocimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark