Insajderi
Lajme

Kurti njofton se në vitin e ardhshëm do të nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim ekonomik me vendet e EFTA-s

Insajderi
29 September 2024 - 17:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti njofton se në vitin e ardhshëm do të nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim ekonomik me vendet e EFTA-s
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se vitin e ardhshëm do të nënshkruhet një marrëveshje e rëndësishme për bashkëpunim ekonomik me vendet anëtare të EFTA-s (Norvegji, Zvicër, Lihtenshtajn, Islandë).

Kurti tha se pas katër raundesh negociatash që filluan në qershor 2022, është arritur një marrëveshje për Tregtinë e Lirë.

Kurti theksoi se kjo marrëveshje do të hapë mundësi të reja për prodhuesit dhe kompanitë vendase, duke forcuar partneritetin ekonomik me vendet e EFTA-s.

“Përfaqësimi i Republikës së Kosovës në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me vendet anëtare të EFTA-së, gëzon trajtim të barabartë. Jemi i vetmi vend në rajon që përveç negocimit për tregti të mallrave, ka negociuar edhe për tregti të shërbimeve me EFTA-n”, theksoi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark