×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Kurti nuk flet për marrëveshjen “sekrete” të Thaçit në takim me shefin e NATO-së

    Insajderi
    29 April 2021 - 16:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vit pas zbulimit të këtij sekreti, Kurti është takuar në Bruksel me sekretarin e NATO-së, Jens Stoltenberg dhe zyrtarë të tjerë. Por, nuk dihet nëse Kurti ka kërkuar “llogari” nga zyrtarët e lartë të NATO-së lidhur me dokumentin që e ndalon FSK- në të hyjë në Veri të Kosovës.

    Albin Kurti gjatë mandatit të tij të parë si kryeministër i Kosovës, vitin e kaluar, kishte mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme, ku kishte publikuar një marrëveshje “sekrete” të ish-presidentit, Hashim Thaçi me ish-sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Anders Fogh Rasmussen.  

    Ishte një letërkëmbim i vitit 2013 i Thaçit, i cili gjatë kohës sa ka qenë kryeministër i Kosovës me ish-sekretarin e Rasmuessenin, kishin bërë një marrëveshje, sipas së cilës Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) nuk do t’iu lejohet të hyjnë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe.

    Kurti kishte thënë se me këtë rast duhet të dihet se kush ka kërkuar që FSK të mos shkojë në veri të Kosovës.

    “Brukseli nuk e besoj se e ka kërkuar, mund ta ketë kërkuar Serbia”, kishte thënë Kurti.

    Kurti, këtë marrëveshje “Sekrete” thoshte se e ka siguruar nga “një zyrtar i NATO-s”.

    Një vit pas zbulimit të këtij sekreti, Kurti është takuar në Bruksel me sekretarin e NATO-së, Jens Stoltenberg dhe zyrtarë të tjerë. Por, nuk dihet nëse Kurti ka kërkuar “llogari” nga zyrtarët e lartë të NATO-së lidhur me dokumentin që e ndalonte FSKpnë të hyjë në Veri të Kosovës.

    Gazeta Insajderi, ka dërguar pyetje në Zyrën e Kryeministrit për të marr vesh nëse Kurti e ka hapur këtë temë me Stoltenberg dhe se a ka kërkuar që të prishet kjo marrëveshje, mirëpo deri në publikimin e shkrimit, zyra për media e qeverisë nuk kanë kthyer përgjigje.

    Kujtojmë që para një vitit Kurti kishte kërkuar nga organet e drejtësisë të merren me këtë rast dhe të hetojnë nëse Thaçi ka bërë shkelje të Kushtetutës. Një shkelje, që sipas tij, hetohet në letër-këmbimin mes Thaçit dhe NATO-s, ishte formulimi “Kosovë veriore” dhe jo veriu i Kosovës.

    Hashim Thaçi në cilësinë e kryeministrit të Kosovës në korrik të vitit 2012 ishte takuar me Anders Fogh Rasmussen, atë kohë ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë.

    Ish-kryeministri Thaçi në emër të Qeverisë së Kosovës falënderoi NATO-n si dhe të gjitha shtetet anëtare të NATO-s që kanë mbështetur dhe vazhdojnë t’a mbështesin Kosovën dhe popullin e saj. Gjithashtu ai Thaçi falënderoi edhe për mbështetjen e vazhdueshme për FSK-në.

    Gjatë këtij takimit Thaçi po ashtu i kishte paraqitur edhe disa kërkesa Këshillit të NATO-s të cilat përfshinin: Aprovim i kapaciteteve të plota operacionale të FSK-së nga ana e këshillit Veri-Atlantik të NATO-s sa më shpejtë; Vendosja e Raporteve Formale të partneritetit me NATO-n (anëtarësim në partneritet për paqe ; Anëtarësimi i Kosovës në kartën e Adriatikut A5,  (fillimisht në cilësinë e Vëzhguesit, dhe strukturat tjera rajonale të sigurisë); dhe Mundësi dhe ftesë për pjesëmarrjen e njësiteve të FSK-së apo Policisë së Kosovës në operacione jashtë vendit të udhëhequra nga NATO, apo BE-ja.

    Në mëngjesin e sotëm Kurti është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg.

    Pas këtij takimit kryeministri Kurti, përmes një postimi në profilin e tij në Twitter, ka treguar se çka është diskutuar, përcjell Gazeta Insajderi.  

    Kurti ka treguar se ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO e bënë rajonin dhe Evropën më të sigurt.

    “NATO është aleanca më e madhe e sigurisë që bota ka parë ndonjëherë. Unë theksova se prania e saj në Kosovë është e domosdoshme për ruajtjen e paqes dhe sigurimin e sigurisë dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO e bën rajonin dhe Evropën shumë më të sigurt”, ka shkruar Kurti.

    Ndërsa, sekretari Stoltenberg, ka theksuar se në këtë takim ka kërkuar që sa më shpejt të fillojë dialogu Kosovë – Serbi, pasi që është mënyra e vetme për të arritur zgjidhje të qëndrueshme politike.

    “Mirëprita Albin Kurtin për të diskutuar zhvillimet në Kosovë dhe rëndësinë e NATO-së për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. NATO e mbështet përpjekjet për të riaktivizuar bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit. Dialogu është mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme politike”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark