×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Kurti: Nuk jam polic e as doganier të merrem me çështje teknike, liderët diskutojnë për marrëveshje finale

    Insajderi
    23 November 2022 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë së Kosovës ka folur për takimin e fundit në Bruksel me përfaqësuesit e BE-së dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

    Kurti ka thënë se përfaqësuesi i BE-së, Josep Borrell e ndryshoi premisin e negociimit duke iu përshtatur presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

    “Përfaqësuesi e ndryshoi premisin e negociimit filloi të insisitoj vetëm në një marrëveshje, pezullimin e vendimit për targat. Propozimi franko-gjerman u hoq nga agjenda duke iu përshtatur presidentit serb, Aleksandar Vuçiq”, ka thënë Kurti, raporton Insajderi.

    Kryeministri ka theksuar se liderët shtetëror thirren për marrëveshje finale e jo për çështje teknike.

    “Liderët shtetëror thirren për marrëveshjen e madhe e finale. Nuk jam as polic as komandant stacioni as zyrtar dogane që të merrem me gjithfarë çështjesh teknike që dalin nga bisedimet. Ka profesionist të zot që i zhvillojnë këto llojë bisedimesh. Unë shkojë atje për marrëveshjen finale me njohjen reciproke në qendër”, ka thënë ai.

    Tutje, Kurti ka theksuar se ishte i fundit që kishte dal nga ndërtesa duke pritur edhe një përpjekje të fundit.

    “Autorët e BE-së e braktisën propozimin e tyre dhe takimi përfundoi. Unë isha I fundit që e lëshova ndërtesën se mendoja do ketë edhe një përpjekje të fundit. Lajcak e bëri atë përpjekje me një tekst i cili do ta përfshinte edhe propozimin e BE-së por më pas na njoftoi se Vuçiq nuk e ka pranuar këtë, ndërkaq Borrell ndodhej në një konferencë për media. Vendimi ynë për targat nuk mund të jetë objekt i negociimit. Ne e kemi treguar zëmërgjerësinë tonë sa i përket kohës dhe mënyrës së implementimit”, ka deklaruar Kurti. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark