Kryeministri, Albin Kurti, ka prezantuar sot sistemin e hallkave për mbikëqyrje elektronike, i cili synon të rrisë sigurinë dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.
Sipas Kurtit, ky sistem do mundësojë reagim të shpejtë të Policisë në rastet kur dhunuesi shkel urdhrin mbrojtës duke iu afruar viktimës.
”Me sistemin e hallkave për mbikëqyrje elektronike, në rastet kur kryesi i dhunës i afrohet viktimës përkundër urdhrit mbrojtës, menjëherë do të lajmërohen niveli mbikëqyrës lokal dhe ai qendror i Policisë, duke u mundësuar atyre reagim efikas dhe në kohë”, tha Kurti, në një postim në Facebook.
Ai e cilësoi këtë hap si një domosdoshmëri për mbrojtjen e jetës së viktimave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore dhe familjare.