×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Aktuale

    Kurti, Osmani e Konjufca pritën në zyret e shtetit biznesmenin që vuajti burg për vrasjen e këngëtares shqiptare

    Insajderi
    22 February 2022 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Biznesmeni kosovar i dënuari për vrasjen e këngëtares nga Shqipëria, Aziz Kelmendi javën e kaluar u prit në takim nga zyrtarët më të lartë të shtetit. Kelmendi që u dënuar për vrasje nga gjykata në Tiranë, ishte shpallur në kërkim nga Interpoli. Disa vjet pas këtij akti ai u prit në takim zyrtar nga krerët e shtetit Osmani, Konjufca e Kurti

    Tre krerët e shtetit, Presidentja Vjosa Osmani, Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe Kryeministri Albin Kurti javën e kaluar kanë pritur në takim një biznesmen të dënuar për vrasje, raporton Gazeta Insajderi.

    Bashkë me delegacionin e ish-presidentin Stipe Mesiq, ishte edhe biznesmeni kosovar, Aziz Kelemendi. Kelmendi në vitin 2011 ishte përfshirë në rastin tragjik të vdekjes së këngëtares nga Shqipëria, Elsina Hidersha, e njohur me emrin artistic “Emmy”, me të cilën raporohej se ishte në një lidhje dashurie.

    Rasti kishte ndodhur afër një loakli në Tiranë, ku sipas policisë, këngëtarja 21-vjeçare u tërhoq për disa metra zvarrë nga automjeti tip “Tuareg”, që drejtohej nga Kelmendi, ku ajo ishte varur nga jashtë në xhamin gjysmë të hapur.

    Sipas aktakuzës Kelmendi, pasi ka ecur disa metra ngadalë, më pas ka rritur shpejtësinë dhe ka frenuar. Pas kësaj viktima ishte shkëputur nga mjeti duke u rrëzuar në asfalt, ku kishte pësuar dëmtime të rënda në kokë.

    Këngëtarja Emmy, ishte dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në gjendje kritike për jetën dhe vdiq disa orë më pas.

    Pak para ngjarjes, raportohej se ajo kishte debatuar ashpër me biznesmenin.

    Rreth 4 muaj pas ngjarjes, në qershor 2011 Gjykata e Tiranës, e dënoi Kelmendin me 2 vjet burg për “vrasje nga pakujdesia”, por dënimi i tij u pezullua me kusht që ai të mos kryejë asnjë vepër penale për një periudhë 2- vjeçare.

    Kësisoj, Kelmendi edhe u lirua nga paraburgimi.

    Por Gjykata e Apelit, në dhjetor të viti 2013, pastaj vendosi rikthimin e tij në qeli, pasi e vërtetoi dënimin duke e hedhur poshtë pjesën e lirisë me kusht. Kelmendit pas vendimit të Apelit i duhet të vuante edhe 10 muaj burg.

    Pas kësaj binzesmeni Kelmeni ishte arratisur. Interpol e shpalli në kërkim, pasi atij i kishin mbetur për të vuajtur denimin edhe për 10 muja e disa ditë.

    Në mars 2014, Kelmendi u vetëdorëzua në polici. Thuajse dy muaj pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpol. Kelmendi sic shkruajnë mediat në Shqipëri kishte vendosur të përballej me drejtësinë në një kohë kur pritej të hynte në fuqi ligji i amnistisë dhe ai ishte në listën e përfituesve.

    Nga momenti kur ai vendosi të dorëzohej në polici, rezultonte se ai do të qëndrojë në qeli gati dy javë, derisa ligji i amnistisë të marrë formë të prerë pas botimit në Gazetën Zyrtare.

    Biznesmeni Kelmendi disa vjen pas ngjarjes tragjike, pritet në takim zyrtarë nga krerët e shtetit në Kosovë. Ai bashkë me delegacionin e ish-presidentin Stipe Mesiq, shkon në zyren e Presidentes, Kryepalamentarit e Kryeministri.

    Lidhur me këto takime Gazeta Insajderi ka kërkuar nga tri insitucionet kryesore të vendit pse janë takuar me biznesmenin e dënuar për vrasje.  

    Në një përgjigje nga këshillëtari për media i Presidentes, Osmani, Bekim Kupina, tha se nuk kanë qenë të njoftuar se në takim do të jetë edhe Kelmendi.

    “Zyra e Presidentes është njoftuar se në takim do të jenë vetëm dy ish-presidentët, ish-presidenti kroat z. Stjepan Mesić dhe ish-presidenti i Shqipërisë, z.Bamir Topi, porse jo delegacioni përcjellës”, tha Kupina.

    Në zyrën për media të kryepalamentarit Glauk Konjuufca thonë se nikoqiri nuk e përcakton nikoqiri por protokolli i mysafirit që është edhe përgjegjës për lëshimet eventuale.

    “Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Glauk Konjufca, ditë më parë ka pritur në takim ish-presidentin e Kroacisë, z.Stipe Mesiq, me kërkesën e këtij të fundit. Sikur edhe në rastet tjera, edhe në këtë rast, nikoqiri nuk e përcakton përbërjen e delegacionit mysafir. Atë e përcakton protokolli i mysafirit, i cili është përgjegjës për çfarëdo lëshimi eventual”, tha Feim Tahirsylaj.

    Zyra e kryeministrit Albin Kurti, nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetës ani pse ka pritur disa ditë për sqarime rreth këtij rasti. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark