×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti paralajmëron protestë masive

    Insajderi
    25 February 2016 - 13:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, në emisionin “Info – Box”, ka bërë të ditur se protesta e opozitës së bashkuar, për të kundërshtuar zgjedhjen e Thaçit si President i Kosovës, do të fillojë të premten, në ora 10:00.

    Sipas tij, pushteti po përpiqet ta kontrabandojë për president të Kosovës, një person që e ka pranuar Demarkacionin dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

    “Në Kosovë nuk pati seancë të jashtëzakonshme për arsim, shëndetësi, për veri. Pushteti e ka thirr një seancë të jashtëzakonshme për ta bërë President, një njeri që dështoj në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), duke mos e anëtarësuar Kosovën në UNESCO, duke dështuar në procesin e liberalizimit të vizave”, ka theksuar Kurti.

    Ai ka thënë se protesta është gjithëpopullore, dhe se sipas tij, kjo protestë e ka tejkaluar opozitën e bashkuar.

    Këtu ka njerëz pa parti, duke shtuar se “unë jam këtu në cilësinë e qytetarit të Republikës, që nuk ka atdhe tjetër përveç Kosovës”.

    “Ne kemi marrë leje nga Komuna e Prishtinës për tu vendosur tendat në dy sheshet në kryeqytet. Ne lejen e kemi për të qëndruar deri më 8 mars”, ka shtuar Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark