×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti pas takimit me Escobar: Ata që janë në anën e Amerikës, janë në anën e së vërtetës

    Insajderi
    19 October 2022 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një konferencë të përbashkët me Gabriel Escobar, të dërguarin e posaçëm të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor.

    Kurti ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për tema të ndryshme përfshirë edhe krizën me energjinë elektrike, përcjell Insajderi.

    “Folëm për rëndësinë dhe peshën e raporteve tona dy palëshe, partneritetin, progresin dhe reformat në Kosovë, ballafaqimin me krizën energjetike, procesin e dialogut me Serbinë dhe rrugën përpara”.

    Kurti theksoi se përmes gatishmërisë për takime dhe vullnetit për marrëveshje Kosova ka treguar se është palë konstruktive në dialog.

    “Jemi të gatshëm dhe të përkushtuar për arritjen e një marrëveshje ligjërisht të obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër. E mirëpresim angazhimin e Amerikës në këtë proces. Rreshtimi i Kosovës me Amerikën përbëjnë dëshminë e partneritetit tonë dhe dallimin me ata që nuk u rreshtuan në anën e së vërtetës dhe të drejtës”, përfundoi Kurti. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark