Insajderi
Lajme

Kurti pas takimit me shefin e BE-së: E nevojshme që sa më parë Kosova ta marr statusin e vendit kandidat

Insajderi
16 February 2026 - 10:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti pas takimit me shefin e BE-së: E nevojshme që sa më parë Kosova ta marr statusin e vendit kandidat
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri Albin Kurti sot është takuar me shefin e zyrës së Bashkimit Evropian, Aivo Orav.

Kurti ka thënë se BE është organizata e paqes dhe e sigurisë teksa ka shtuar se është e nevojshme që Kosova ta marr statusin e vendit kandidat dhe pyetësorin nga Komisioni Evropian.

Në takim është biseduar edhe për marrëveshjen për Planin e Rritjes që u miratua në kuvend.

“E falënderova ambasadorin Orav për urimin e tij me rastin e konstituimit të Kuvendit të legjislaturës së 10-të dhe për formimin e Qeverisë, si dhe për aprovimin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian, i cili ka vlerë të gjithmbarshme për Republikën tonë prej 882.6 milionë euro. Nga këto, afër 30 për qind janë grante, ndërkaq mbi 70 për qind janë kredi”, deklaroi Kurti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark