×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti pas votimit në Asamblenë Parlamentare: Kosova një hap më afër anëtarësimit në KiE

    Insajderi
    16 April 2024 - 20:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare ka votuar pro draftit që parashihte anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Kurti me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se faza e fundit është mbledhja e ministerialit, që pritet të mbahet në maj, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Faza e radhës dhe e fundit që na pret është ministeriali në muajin maj. Meqenëse që nga viti 1951, Komiteti i Ministrave nuk ka marrë vendim ndryshe nga Opinioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, besojmë që edhe faza e ardhshme do të përmbyllet me sukses. Megjithatë, puna jonë do të vazhdojë”, ka shkruar ai.

    “Nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, fiton demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut. E me Kosovën aty, Këshilli i Evropës fiton një demokraci të re e të gjallë, ku sundon ligji e respektohen të drejtat e njeriut”, thuhet më tej në postimin e tij.

    Me 171 votues pjesëmarrës, 131 pro, 29 kundër dhe 11 abstenime Kosova ka marrë dritën e gjelbër nga Asambleja Parlamentare për anëtarësim në Këshillin e Evropës. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark