Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se qëndron prapa rregullores për zbatimin e euros si monedhën e vetme në vend.
Kurti në një prononcim për mediumin britanik ‘Bloomberg’ shtoi se s’do të ndërhyjë në pavarësinë e BQK-së për zbatimin e rregullores, përcjell Gazeta Insajderi.
“Nuk mund ta kthejmë pas këtë vendim”, citohet të ketë thënë Kurti.
“Nuk do të kemi asnjë masë ndëshkuese, nuk duam ta ndëshkojmë askënd”.
Kurti tha se komunitetit serb në Kosovë do t’i jepet kohë për përshtatje. /Insajderi.org/