Insajderi
Lajme

Kurti për raportet me SHBA-të: Nëse kemi pasur ndonjë keqkuptim, ka qenë gjithmonë për Serbinë

Insajderi
11 December 2025 - 21:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti për raportet me SHBA-të: Nëse kemi pasur ndonjë keqkuptim, ka qenë gjithmonë për Serbinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka folur hapur për raportet me Shtetet e Bashkuara gjatë paraqitjes së tij në emisionin Politiko në Kanal 10, ku zbuloi, siç tha ai, “të vërtetën më të madhe” të marrëdhënies me partnerin strategjik të Kosovës.

Kurti tha se kritikat më të forta nga SHBA i ka marrë në maj të vitit 2023, kur sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e qortoi publikisht.

Megjithatë, ai theksoi se raportet mbeten miqësore.

“Sa i përket diplomacisë, kritika më e madhe që ma ka dhënë dikush si kryeministër ka qenë në fund të majit 2023. Ka qenë tweet-i i Blinken që më kritikoi mua. Por ne jemi miq të vërtetë, ata më kritikojnë, ka raste që edhe unë i kritikoj ata,” tha Kurti.

Ai shtoi se çdo keqkuptim mes Kosovës dhe SHBA-së ka pasur një të përbashkët, Serbinë.

“Nëse kemi pasur ndonjë keqkuptim, ka qenë gjithmonë për Serbinë. ShBA e ka njohur Serbinë, ne jo. Është gabim të presim që SHBA të ketë qëndrim të njëjtë me Kosovën. Unë kam qëndrim më të avancuar se SHBA…”, tha Kurti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark