×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti përfaqëson Kosovën në seancën e ftuar nga Serbia në OKB

    Insajderi
    08 February 2024 - 12:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe kryediplomatja Donika Gërvalla-Schwarz, kanë udhtuar mbrëmë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit në Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), të ftuar nga Serbia.

    “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, kanë udhëtuar mbrëmë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Kryeministri Kurti pritet të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet sonte në orën 21:00 sipas orës lokale të Kosovës”.

    Në Nju Jork më 21:00, me kërkesë të Serbisë, Këshilli i Sigurimit të OKB’së do të mbajë seancë të jashtëzakonshme. Kjo, pas miratimit të rregullores së BQK’së, për ndalimin e përdorimit të dinarit. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark