Albin Kurti dikur e quante shtetësinë e Kosovës “pa substancë” dhe thoshte se nuk gjente arsye që ta festonte Pavarësinë e Kosovës.
“Kosova nuk ka fituar substancë të pavarësisë, vazhdon të mbetet vendi me papunësinë dhe varfërinë më të madhe në Evropë, ndërkohë që nuk e kemi bashkuar Mitrovicën dhe nuk po lejohet bashkimi i ushtrisë në Kosovë që do të mundësonte edhe integritetin territorial”, deklaronte Kurti atëbotë.
Ai kritikonte politikanët për naivitet, sipas tij ata ishin moskokëçarës dhe se shkaku i tyre nuk po mund të festohej siç duhej.
“Politikanët shqiptarë kanë qenë nganjëherë naiv, nganjëherë moskokëçarës dhe shpeshherë të korruptuar dhe të shantazhuar dhe na kanë sjellë në një situatë ku 9 vite pas shpalljes së pavarësisë nuk po mund të festojmë siç duhet”, vazhdonte ai.
Partia e Kurtit kishin një urrejtje edhe ndaj flamurit të Kosovës, ai thoshte se flamuri i Kosovës i ka ngjyrat e flamurit të Bosnjes dhe ngjyra e kaltër e bën flamur të ujit dhe jo të gjakut sikur ai shqiptar.
“Një flamur përplot histori dhe një flamur i cili s’ka kurfar të kaluare. Është interesant që flamuri i Kosovës u pa për herë të parë në momentin kur u miratua në Kuvendin e Kosovës pikërisht me 17 shkurt kur u shpall pavarësia. Është një flamur i cili i ka ngjyrat e flamurit të Bosnjes, një flamur i cili i përngjan flamurit të Qipros e ka hartën në mes, e cila funksionon si një lloj kompenzimi psikologjik që qytetarët njëmend mendojnë se kështu është Kosova por realiteti në teren është ndryshe, veriu dhe pjesët e tjera mbesin të ndara dhe për më tepër është një flamur i cili jo vetëm i ndryshëm por i kundërt me flamurin shqiptar në kuptimin që ai është flamur i gjakut kurse ky është flamur i ujit e kaltra dhe siç thotë populli ynë gjaku ujë s’bëhet. Tjetra është që këta yje janë të bardhë dhe në këtë mënyrë ngjajnë si yje të natës do të thotë si yje të territ dhe ky flamur nuk është përbrendësuar nga populli në Kosovë, përshkak se flamuri shqiptar ai lidhet me historinë me vuajtjet e përbashkëta me kryengritjet, luftrat dhe si i tillë dominon gjithandej”, kishte thënë Kurti në një emision në Shqipëri.
Ndërkaq, një intervistë për gazetën zvicerane në vitin 2022 për “Die Republik”, kryeministri, Albin Kurti është pyetur rreth qëndrimit të tij të dikurshëm për flamurin e Republikës së Kosovës dhe për premtimin për bashkim kombëtar me Shqipërinë.
Në pyetjen pse nuk mund të identifikohesh me flamurin blu dhe të artë të Kosovës, Albin Kurti është përgjigjur se flamuri i Kosovës është detyrë dhe obligim i kryeministrit dhe gjithashtu diçka që unë e respektoj dhe e përqafoj, duke mos thënë asnjë fjalë sesi ishte shprehur më parë për Flamurin dhe Himnin e Kosovës.