Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aktivitet simbolik para Qeverisë.
Ata kanë vendosur një shportë më qershi duke e krahasuar atë me Nastradinin, në raport me dialogun me Serbinë.
Sipas tyre Kurti po vepron si Nastardini që i hedhi qershitë e më pas fillojë t’i mbledhë nga bërlloku po të njëjtat.
Sekretarja nga PSD Teuta Rusta tha se kjo barcoletë me qershi është tallje me hipokrizinë e Kurtit në dialogun me Serbinë.
“Kjo është një fore e Nastradinit që ka thënë që qershia s’duhet me i hangër se janë të prishura edhe i ka gjuajt. Pas një kohe ka filluar me marr secilën prej shportës së bërllok, duke thënë se ndoshta kjo nuk është prek prej bërllokut e në fakt që të gjitha janë të njëjta edhe nuk vyejnë gjë”, tha ajo.