Kurti pret në zyre politikanin serb, Çedomir Jovanoviq - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti pret në zyre politikanin serb, Çedomir Jovanoviq

    Insajderi
    03 December 2023 - 21:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim politikanin liberal nga Serbia, Çedomir Jovanoviq.

    Ata biseduan rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe Serbi dhe raportet ndërmjet dy vendeve, njofton zyra e kryeministrit.

    Gjithashtu folën për nevojën e fuqizimit të sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor, rëndësinë e demokratizimit të shoqërive dhe institucioneve, pluralizmit politik, respektimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave kombëtare si garant të paqes dhe sigurisë në gjithë rajonin.​


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark