Albin Kurti, deputet i Vetëvendosje, ka paralajmëruar se protestat kundër Qeverisë do të jenë më të shpeshta derisa ajo do të detyrohet të japë dorëheqje.
“Ne kemi dëshmuar se nuk zbrapsemi sepse është në pyetje shpëtimi i Kosovës, për këtë qëllim ne jemi në ballë të masës protestuese”, ka thënë Kurti, mbrëmë për KTV-në.
Ka shtuar se pushtetarët ende janë duke dyshuar nëse opozitarët janë mjaftueshëm të vendosur.
“Por nesër do ta shohin se nuk ka zgjidhje tjetër për ta përveçse të largohen. Zajednica ka vdekur, duam të mos zgjohet më. Fati i Zajednicës le t’i pretë edhe Thaçin e Mustafën”, ka shtuar ai.