×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Putini i ka trimëruar autokratët e tij, teksa përmendi sulmin në Banjskë

    Insajderi
    04 March 2024 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fondacioni Friedrich Ebert dhe Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës kanë organizuar këtë të hënë konferencën “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik”.

    I pranishëm ishte edhe kryeministri i vendit Albin Kurti i cili tha se perspektiva euro-atlantike duhet të përforcohet duke u rreshtuar me vlerat e BE-së.

    “Është kënaqësi që ky event na ka bashkuar sot, ne duhet të promovojmë vlera në dialog. Me gjithë se interneti ka lidhur miliarda njerëz po shohim se e njëjta teknologji dhe e njëjta platformë, çdokush me një llogari në media sociale mund të shpërndajë narrativat e saj, kjo ka bërë që tendenca për të kulluar ato që nuk i përforcojmë por ne shohim fushata të dezinformimit që nuk bazohet në fakte por në lajme të rreme, pra luftë hibride”, tha Kurti.

    Kurti, tha se presidenti i Rusisë, siç e quajti ai “Putini despotik”, veçse i ka trimëruar autokratët e tij, për të sulmuar Ukrainën, teksa përmendi sulmin në Banjskë.

    Në dy vitet e para të Qeverisë tonë ata kanë sjellë ushtrinë në kufirin tonë, nuk mund të jemi të kënaqur apo t’i marrim si të mirëqenë. Perspektiva euro-atlantike duhet të përforcohet duke u rreshtuar me vlerat e BE-së. Republika e Kosovës është e përkushtuar në këtë, në tri vite kemi pasur përmisime, iu kemi bashkuar ndihmës ndaj Ukrainës”, deklaroi Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark