Insajderi
Lajme

Kurti pyetet nëse do ta pranoj Osmanin si kandidate për presidente, truproja e tij e shtyn gazetaren

Insajderi
27 April 2026 - 10:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti pyetet nëse do ta pranoj Osmanin si kandidate për presidente, truproja e tij e shtyn gazetaren
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është përgjigjur në pyetjen nëse do ta pranojë Vjosa Osmanin si kandidate për presidente.

Ai vazhdoi për në seancën që ishte paraparë në shenjë nderimi për Rexhep Qosjen.

Ndërkaq, nesër është afati përfundimtar kushtetues për zgjedhjen e presidentit.

Të shtunën pas seancës së Kuvendit, Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka folur për zhvillimet politike lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit, duke përmendur edhe mundësinë e përfshirjes së emrit të Vjosa Osmanit në diskutime.

“LDK mund të propozojë edhe emra, s’kemi nevojë me i propozu tre, e propozojmë një. Mundet me qenë edhe Vjosa Osmani, por le të na tregon ai a i ka 66 vota për këtë president, por njëherë duhet të vendosë a dëshiron marrëveshje me ne, apo 90 vota e 90 vota me ne nuk i ka”, deklaroi Abdixhiku para gazetarëve.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark