
Kryeministri Albin Kurti është deklaruar rreth heqjen së barrikadave në veri të vendit.
Kurti ka thënë se janë duke e pritur KFOR-in të reagojnë, teksa është shprehur se Qeveria, Ministria e Puënve të Brendshme e Policia kanë kapacitet t’i heqin vet këto barrikada.
“Na është kërkuar nga KFORI kohë për heqjen e barrikadave, kemi parë vëmendje dhe angazhim të KFOR-it. E ritheksojë edhe njëherë se Qeveria e Kosovës, MPB, Policia e Kosovës i kanë kapacitetet për ti hequr ato barrikada të cilat nuk janë civile dhe prapa të cilave qëndrojnë njerëz të uniformuar e armatosur, Janë problem më i madh se edhe vet barrikadat”, u tha Kurti gazetarëve përcjell Insajderi.
Edhe në këtë paraqitje Kurti nuk ka treguar se kur do të marrë fund pritja e tyre.
“Ato janë vënë nga njerëz që janë eksponentët të krimit të organizuar dhe që kanë mbështetjen politike nga Beogradi por edhe financimin prej andej”.