×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lirimi i Dejan Pantiqit – Kurti ka kureshtje të di cili prokuror e gjyqtar e lejuan këtë

    Insajderi
    28 December 2022 - 12:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti është shprehur i nervozuar me ndryshmin e masës së paraburgimit ndaj ish-policit serb, Dejan Pantiq, shkruan Insajderi.

    Kurti ka kërkuar të di se kush është ai prokuror e gjyqtar që e kanë lejuar kjo të ndodhë.

    Ai ka potencuar se Pantiq kishte një akuzë për terrorizëm.

    “Nuk e di këtë çështjen gjyqësore, procedurale të atij që është i pandehur që po mbahej në Jarinje për shkak se nuk mund të dërgohej në burg zyrtar. Në qëndrim të paraburgimit e ka statusin e të paraburgosurit por njëkohërisht është i pandehur për terrorizëm. Ajo çfarë unë kam dëgjuar meqenëse ishte në grevë të urisë dhe kishte problem me zemër, do të mund të dërgohej në spital që është e kuptueshme, a është e arsyeshme e vendos gjyqësori. Mirëpo kur ke një akuzë për terrorizëm, të dërgohesh në arrest shtëpiak, unë jam shumë kureshtarë se cili është ai prokuror që e bën këtë kërkesë e cili është ai gjyqtar që e aprovon”, tha kryeministri përcjell Insajderi.

    Kurti nuk ka pranuar pyetje nga gazetarët. Ai është parë teksa ka lëshuar sallën ku po mbahej konferenca.

    Paraprakisht potencoi se “E ritheksojë edhe njëherë se Qeveria e Kosovës, MPB, Policia e Kosovës i kanë kapacitetet për ti hequr ato barrikada të cilat nuk janë civile dhe prapra të cilave qëndrojnë njerëz të uniformuar e armatosur, Janë problem më i madh se edhe vet barrikadat. Ato janë vënë nga  njerëz që janë eksponentët të krimit të organizuar dhe që kanë mbështetjen politike nga Beogradi por edhe financimin prej andej”.

    /GazetaInsajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark