Kurti regjistrohet si deputet, hesht për formimin e qeverisë së re - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti regjistrohet si deputet, hesht për formimin e qeverisë së re

    Insajderi
    10 April 2025 - 11:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti edhe sot (e enjte) nuk i është përgjigjur mediave sa i përket formimit të qeverisë apo zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mundshme.

    Kryetari i LVV-së, Albin Kurti nuk është përgjigjur as dje për refuzimin e ftesës për konsultim që i bëri kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë ditës së martë. Përgjigje nuk dha as nëse do t’i ftojë partitë e tjera.

    Të mërkurën, Kurti gjatë vizitës në Koshare u pyet nga mediat për refuzimin e Abdixhikut, por nuk u përgjigj.

    Kryeministri në detyrë kishte ftuar kryetarin e LDK-së për takim konsultues gjatë ditës së djeshme në tri orare të ndryshme.

    Por në përgjigje, kreu i LDK-së theksoi se gjuha e LVV-së karshi LDK-së ka pamundësuar bashkëpunimin e mundshëm në mes të këtyre dy taborëve politikë, për formimin e Qeverisë së re.

    Kurti dje nuk dha përgjigje edhe kur u pyet nëse do të ketë ftesa për takime me partitë tjera.

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot është regjistruar si deputet në Kuvendin e Kosovës, proces i cili ka filluar në orën 09:00 dhe do të zgjas deri në orën 16:00.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark