Kyreministri Kurti: Rinia e ka jetike ta lidh diplomën në shkollë me vendin e punës në ekonomi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Kyreministri Kurti: Rinia e ka jetike ta lidh diplomën në shkollë me vendin e punës në ekonomi

    Insajderi
    21 July 2023 - 17:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim sot bizneset e sektorit të plastikës dhe metaleve.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se ka falënderuar përfaqësuesit e bizneseve për gatishmërinë dhe kontributin e tyre lidhur me temën të cilën ai e quan vendimtare për transformimin socio-ekonomik të vendit.

    “Bashkëbisedimin me bizneset e vazhduam edhe sot. Kësaj radhe me sektorin e plastikës dhe metaleve. Përkrah ministreve Hajdari dhe Nagavci, i falënderova për gatishmërinë dhe kontributin e tyre përnjë temë që është aq e rëndësishme saqë vendimtare për transformimin socio-ekonomik të Kosovës, për zhvillim ekonomik, për mirëqenie për të gjithë.  Në veçanti për rininë tonë e cila e ka jetike që ta lidhë diplomën në shkollë, me vendin e punës në ekonomi. Arsimi Dual është ura. Arsimin Dual po e bëjmë”, shkroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark