Kurti: Scholz e Macron e bënë të qartë se pa e njohur Kosovën s’ka integrime evropian as për shtetet tjera - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti: Scholz e Macron e bënë të qartë se pa e njohur Kosovën s’ka integrime evropian as për shtetet tjera

    Insajderi
    25 February 2023 - 11:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Vetëvendosjes dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se kancelari gjerman Olaf Scholz e presidenti francez Emmanuel Macron, e kanë bërë të qartë se pa e njohur pavarësinë e Kosovës, s’ka integrim evropian as për shtetet fqinje.

    Këto komente, kreu i qeverisë i bëri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku foli edhe kritikat ndaj Ballkanit të Hapur, për të cilin tha se Kosova nuk pritej e barabartë dhe kishte tendenca të qarta për ta hapur Ballkanin për autokratët e lindjes e verilindjes.

    “Por ne kemi qenë proaktiv për nismat si Procesi i Berlinit. Në Berlin, pas afro 2 vite negociata, në nëntor të vitit 2022 janë nënshkruar tri marrëveshje, prej 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe para dy ditësh kuvendi i ratifikoi me propozim të qeverisë duke treguar kështu seriozitetin tonë në raport me integrimin rajonal e atë evropian”.

    “Kosova është vend demokratik që do të tregojë gjithnjë konstruktivitet e energji me kushtin e vetëm, që të trajtohet me respekt dhe e barabartë me të tjerët”, është shprehur Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark