Sot kryeministri Albin Kurti së bashku me zëvendëskryeministren, Donika Gërvalla në ambientet e Ballkonit të Hapur të Qeverisë kanë mirëpritur qytetarët dhe gazetaret ukrainas të strehuar në Kosovë.
Në këtë event të organizuarpër të shënuar Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, kryeministri Kurti ka vlerësuar qëndrueshmërinë, vendosmërinë por edhe unitetin e popullit ukrainas.
Në adresimin e tij, kryeministri tha se Republika e Kosovës qëndron plotësisht prapa Ukrainës në mision e tyre për liri, duke përmendur së fundmi edhe pjesëmarrjen e Kosovës në Deklaratën e Përbashkët të G7 për Mbështetjen për Ukrainën.
“Vetëm këtë javë, ne iu bashkuam Deklaratës së Përbashkët të G7 për Mbështetjen për Ukrainën. Duke vepruar kështu, ne shprehim gatishmërinë tonë për të kontribuar gjithçka që mundemi për mbrojtjen e Ukrainës, në këtë kohë nevoje”, tha kryeministri Kurti. Ai veçoi edhe takimin që pati të hënën në Athinë me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, teksa u shpreh me shpresë që në takimet e ardhshme të mund të diskutojnë se si Kosova dhe Ukraina mund të punojnë bashkë në promovimin e vlerave që ndajmë dhe intersave të përbashkëta që kemi”, ka thënë ai.