Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me zëvendëskryeministrin e Malit të zi, Dritan Abazoviq, në Shkup të Maqedonisë Veriore në kuadër të Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga revista “The Economist”.
Kurti në këtë takim ka folur për agjendat e reformave që po kalojnë të dy shtetet, angazhimin drejt anëtarësimit në BEdhe luftën ndaj korrupsionit.
“Pas diskutimeve panel në Samitin e Ballkanit Perendimor nga The Economist në Shkup u takova me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazovic. Ne diskutuam agjendat tona të reformës dhe angazhimin tonë të palëkundur për integrimin në BE, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.”, shkroi Kurti në llogarinë e tij në Twitter.
Kurti po ashtu bëri të ditur se është takuar edhe me ish-Ministrin e Jashtëm gjerman, Joschka Fischer, ish-Ministrin e Financave të Holandës dhe njëherësh Udhëheqësin e Bordit të Sigurisë Holandeze, Joroen Dijsselbloem, përkatësisht Nectaria Passarivakis.
“Gjithashtu u takova me ish -MPJ të Gjermanisë – Joschka Fischer, ish -Ministër i Financave të Holandës dhe Kryetarin e Bordit të Sigurisë Hollandeze – Jeroen Dijsselbloem dhe Nectaria Passarivakis – CEO i The Economist SE Europe Events.”, shkroi Kurti.
After panel discussions at WB Summit by @Economist_SEUR in Skopje/Shkup I met with Deputy Prime Minister of Montenegro @DritanAbazovic. We discussed our reform agendas and our unwavering commitment to EU integration, rule of law and the fight against corruption. pic.twitter.com/kAug59BBoz
— Albin Kurti (@albinkurti) October 14, 2021