Kanë kaluar më shumë se dy orë nga takimi tre palësh, mes kryeministrit Albin Kurti, Aleksandër Vuçiq dhe përfqësuesve të Bashkimit Evropian.
Ende nuk është njoftuar se si është duke shkuar takimi dhe nëse ka afrim të qëndrimeve e arritje të ndonjë marrveshje ndërmjet palëve për cështjen e targave. Por nga Bashimi Evropian janë publikuar pamjet para nisjes së takimit.
Sipas këtyre pamjeve shihet se kryeministri Albin Kurti ka shkuar në takim i përgatitur me disa dokumentacione të futura në dosje të kaltër, disa letra të bardha e një bllok të kuq shënimesh, shkrua Insajderi.
Nga ana tjetër Aleksandër Vuçiq, shihet që para vetës në tavolinë ka bllokun e shënimeve dhe ndoshta agjendën e takimit. /Gazeta Insajderi