×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti s’i ndahet bashkimit kombëtar: S’e harrojmë, është qëllimi kryesor

    Insajderi
    11 June 2023 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përkundër që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati thënë se s’ia lejon Kushtetuta e vendit bashkimin me Shqipërinë, ai po vazhdon t’i ushqejë aktivistët e tij me narrativën e bashkimit kombëtar. Sipas tij, bashkimi kombëtar është “qëllimi kryesor”.

    “Qëllimin tonë e ka përcaktuar projekti i papërfunduar i Lidhjes së Prizrenit dhe busulla jonë janë mendimi politik që kalon prej Sami Frashërit te Fan Noli, motrat Qiriazi e deri te Ukshin Hoti”, deklaroi Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Insajderi.

    Shefi i ekzekutivit kosovar e tha këtë teksa rikujtoi parullat e aktivistëve të VV-së përgjatë përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit, për të cilën u mbajt ceremoni dje, më 10 qershor.

    “E nuk ka gjë më të bukur sesa të jesh aktivist, të jesh i lirë të qëndrosh i paepur për bindjet e tua. Por jo për bindjet individuale, sepse angazhimi për bindjet individuale më shumë prodhon analistë sesa aktivistë”, tha ndër të tjera kryeministri.

    Kryeministri Kurti ia pati lënë fajin Kushtetutës së Republikës së Kosovës për mos-realizim të kauzës më të madhe të tij politike – bashkimit kombëtar.

    “Fatkeqësisht Kushtetuta e Kosovës e ka një kundërthënie në nenin 1.1 me nenin 1.3. Neni 1.1 thotë që Kosova është shtet i pavarur, sovran e demokratik e neni 1.3 na ndalon bashkimin me një shtet tjetër. Në këtë kuptim, pavarësia e Kosovës nuk e lejon në mënyrë kushtetuese bashkimin me një shtet tjetër të pavarur, siç është Shqipëria. Por njëkohësisht paraqet pengesë për integrim të llojit tjetër siç është ai evropian. Në Kosovë, kur s’kemi ligj për referendum dhe s’e ndryshojmë dot Kushtetutën tregon që duhet të bëjmë më shumë punë e do të kalojë ca kohë deri të arrijmë në atë pikë, por ajo është intenca historike dhe dëshira e shqiptarëve”, pati thënë Kurti. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark