Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sërish për sulmin që ndodhi më 29 nëntor në kanalin e Ibër Lepencit, duke e cilësuar atë si një tentativë për të krijuar kolaps në sigurinë kombëtare dhe për të destabilizuar vendin.
Gjatë lansimit të “Librit të Bardhë” të organizuar nga Këshilli Evropian i Investitorëve, Kurti tha: “Sulmet manuale ruse dhe kundër shtetit e qytetarëve të vendit. Aty në Beograd po i pengon që Kosova të zhvillohet por nuk ua arritën qëllimin, Kosova si një shtet i ri evropian po tregon që demokracia dhe zhvillimi mund të ecin paralelisht dhe bashkë me njëri-tjetrin.”
Ai e vlerësoi këtë sulm si një përpjekje për të frikësuar qytetarët dhe për të destabilizuar vendin.
“Sulmi i premten e kaluar shpiu sulmet hibride në këtë mënyrë qëllim të destabilizimit të vendit tonë dhe frikësimin e qytetarëve. U përpoqën të na privojnë nga uji dhe energji elektrike duke krijuar kolaps në sigurinë tonë,” tha ai.
Sipas tij për shkak përparimit të Kosovës, ka përpjekje nga Beogradit për ta penguar atë.
“Kosova ka arritur përparim të madh në sundimin e ligjit dhe kjo është në të mirë të investitorëve të huaj dhe vendor, qeveria nuk i pengon investimet,” tha kryeministri./Insajderi