Insajderi
Lajme

Kurti synon “disiplimin” e gjyqtarëve dhe prokurorëve, shfaqet me një premtim

Insajderi
09 December 2025 - 22:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti synon “disiplimin” e gjyqtarëve dhe prokurorëve, shfaqet me një premtim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë paksa fushatë nga institucionet duke folur për çështjen e korrupsionit.

Ndër të tjera, kryeministri në detyrë e ka marrë si punë të kryer mandatin e ardhshëm, ku ka thënë se do ta bëjnë ndarjen e lëndëve gjyqësore përmes sistemit elektronik, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në lëndët e tyre, shkruan Insajderi.

Kjo, sipas Kurtit, do t’i disiplinojë gjyqtarët dhe prokurorët.

“Dikur kishim shumë korrupsion, e më pak zhurmë për prezencën e tij. Ai nuk luftohej sepse shteti ishte i kapur”, deklaroi Kurti ndër të tjera. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark