Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takime boksieren kosovare Donjeta Sadiku, pas suksesit të saj në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, ku e fitoi medaljen e artë duke mposhtur në finale kundërshtaren me origjinë ruse që përfaqësonte Serbinë.
Kurti e cilësoi të jashtëzakonshëm këtë triumf, duke theksuar se fitorja e Sadikut do të mbahet mend gjatë si një arritje historike për sportin kosovar.
Postimi:
Nga Taranto, Donjetën e mirëprita sot në zyrën time.
Medaljen e artë më tha se ia ka dedikuar Kosovës, e unë përzemërsisht e falënderova për punën e pandalshme dhe angazhimin e pashoq në sportin e boksit.
Fitoren në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 do ta mbajmë mend gjatë, sepse është historike.
Përderisa Donjeta, së bashku me trajneren e saj, Marjola Sallauka, menjëherë po përgatiten për Kampionatin Evropian që mbahet muajin e ardhshëm, bashkërisht diskutuam edhe për medaljet e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.
Krenar edhe me boksin e Kosovës përveçse me xhudon. Faleminderit për përfaqësimin dinjitoz të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare sportive.