×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti: Të gjitha dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë po mblidhen nga institucionet vendore

    Insajderi
    09 May 2024 - 20:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me drejtorin ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), Atdhe Hetimi.

    Kurti konfirmoi se biseduanpër raportin e parë gjashtëmujor të këtij procesi, duke shtuar se të gjitha dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë po vazhdojnë të mblidhen nga institucionet vendore.

    “Të gjitha dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, të ruajtura nga organizata vendore e ndërkombëtare, nga hulumtues e dokumentues, bashkë me dëshmi të pambledhura deri më tash, vazhdojnë të mbledhen nga institucionet e Republikës së Kosovës”.

    “Për narracione të vërteta dhe të sakta për masakrat, torturat, dhunimet, pengjet e luftës, zhdukjet me dhunë, plaçkitjet, shkatërrimet dhe të gjitha krimet e kryera gjatë luftës, për kujtesën tonë kolektive dhe për trashëgiminë tonë, e kemi të funksionalizuar Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë”.

    “Në takimin e sotëm me Drejtorin Ekzekutiv të IKKL-së, Atdhe Hetemi, biseduam për raportin e parë gjashtëmujor të këtij procesi kaq të rëndësishëm për Republikën tonë, për të kaluarën e të ardhmen tonë dhe për paqen e qëndrueshme”, shkroi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark