×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti: Të kërkosh asociacion pa e njohur Kosovën, si të servosh kafe pa filxhan

    Insajderi
    04 February 2023 - 17:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka dhënë një intervistë për televizionin pubulik TRT në gjuhën angleze, duke treguar qëndrimet e tij për çështjen aktuale mes Kosovës dhe Serbisë.

    I pyetur rreth formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kurti e ka përsëritur një deklaratë të thënë më edhe më parë. Ai e ka krahasuar njohjen e Kosovës me një filxhan me kafe, duke thënë se formimi i Asociacionit para njohjes së Kosovës, i ngjanë sikurse servimi i kafes pa filxhan.

    Sipas Kurtit një gjë e tillë është e pamundur.

    “E kam thënë më herë këtë të kërkosh Asociacion pa e njohur pavarësinë e Kosovës është sikur të kërkosh kafe pa filxhan. Nuk muj të sjelli kafe pa filxhan.” – theksoi Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark