“Kurti tenton shtrirjen e tentakulave…”- Arifi i drejtohet shqiptarëve në Maqedoni – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kurti tenton shtrirjen e tentakulave…”- Arifi i drejtohet shqiptarëve në Maqedoni

    Insajderi
    19 February 2024 - 19:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka për qëllim shtrirjen e, siç u shpreh ai, tentakulave në trojet shqiptare.

    Arifi, me anë të një postimi në platformën ‘X’, thotë se Kurti është kyeministri i pare shqiptar anti-amerikan, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Kurti nuk ka për qëllim ndryshimin dhe prosperitetin e shqiptarëve në MV. Përndryshe, nuk do të kishte mbështetur fraksione partiake si dhe persona që janë sinonim i pushtetit të kaluar.  Ai synon pushtet më të gjerë (Maqedoni, Lugina dhe Shqipëri) dhe më intensiv e totalitar, pra “Krejt dhe Drejt”. Kurti synon shtrirjen e tentakulave të tij në gjithë trojet shqiptare për t`i ndihmuar edhe propagandave dhe insinuatave serbe ndaj shqiptarëve, sikur se Kosova është vatër e konfliktit në rajon”, thotë Arifi në postimin e tij.

    “Mos harroni, Kurti me historinë dhe ngarkesat e tij personale është bërë Kryeministri i parë shqiptar që është hapur Anti-Amerikan dhe nxit “besimtarët” e tij kundër SHBA-ve dhe interesave perëndimore.  Për krahasim: në Luginën e Preshevës, Kurti po mbështet financiarisht me miliona Euro një parti shqiptare vasale e Beogradit e cila ka histori dekadore të korrupsionit dhe krimit në Luginë. Kështu ka gjetur duarputhës për të shtrirë pushtetin e tij, sepse pushteti i tij i vetëm në Kosovë pothuajse i ka dështuar në çdo aspekt të jetës. “Zajednicën” e pranoi dhe me të kantonizimin e Republikës së Kosovës, dështime në Shëndetësi, Ekonomi, Arsim dhe në gjitha sferat vitale”, vijon ai.

    “Është vështirë për momentin edhe pse jemi shumica, por duhet gradualisht të demaskohet “Guru” i sektit që ka sjellë në ekstazë gjithë popullatën dhe do ta shpie atë drejt vetëvrasjes”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark