Kurti thotë se nuk e ka parë deklaratën e Konjufcës kur thotë se Bahtiri është akademik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti thotë se nuk e ka parë deklaratën e Konjufcës kur thotë se Bahtiri është akademik

    Insajderi
    18 October 2021 - 14:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se nuk e ka parë deklaratën e kryeparlamentarit e bashkëpartiakut të tij, Glauk Konjufca, i cili e quajti akademik Agim Bahtirin,

    Duke folur për rezultatin e zgjedhjeve lokale në një konferencë për media, i pyetur për deklaratën e Konjufcës, Kurti u shpreh i painformuar për atë deklaratë.

    “Përveç asaj pyetjes që ta ka borxh Arben Vitia, edhe këtë tjetrën ta ka borxh Glauk Konjufca. S’arrij t’i shoh emisionet, më vjen keq. Me dëshirën më të madhe, por s’arrij. As në Facebook për besë nuk arrij”, tha Kurti.

    Konjufca, në fund të fushatës zgjedhore në Mitrovicë, tha se kandidati i LVV-së dhe kryetari i deritashëm atje, Agim Bahtiri është akademik në aspektin e politikës dhe interesave të popullit.

    Në Mitrovicë, sipas Konjufcës, nëse s’je kombëtar nuk i duhesh askujt.

    “Nuk i vyn kërkujt hiç çka t’dush me dit, n’botë. Me dit shkencën, a me dit artin, a me dit urbanizmin a, kurgjo kërkujt s’i vyn”, ka thënë ai.

    “Në aspektin e politikës edhe në aspektin se qysh i di Agim Bahtiri interesat e këtij populli, për të tjerët kundërkandidatë mujmë me thanë që është akademik”, deklaroi Konjufca.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark