×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Kurti thur lavde të mëdha për kryetarin e Leposaviqit: Qëndresë shembullore

    Insajderi
    04 June 2023 - 16:44

    Kryeministri Albin Kurti tha se kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemit, po i kërkohet që të dalë nga zyra e tij.

    Kurti përmes rrjetit të tij në Facebook e ka falënderuar atë për “qëndresën shembullore” dhe për “rend e ligj”.

    “Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, për çdo ditë i merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme prej shumë anëve që ky të dalë prej zyres së tij. Çka s’i thonë: disa e marrin me të mirë, disa jo më të mirë, e disa të dyja këto njërën pas tjetrës. Lulzim Hetemi është vëllau i dëshmores Fatime Hetemi (që ra heroikisht si ushtare e UÇK-së bashkë me Fehmi e Xhevë Lladrovcin më 22 shtator 1998)”, ka shkruar Kurti.

    “E falënderoj Kryetarin Lulzim nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës dhe rend e ligj”, është shprehur ai.

    Kujtojmë se Hetemi nuk ka dalur nga Komuna që nga mëngjesi i së hënës, ndërsa protestat po vazhdojnë në veri dhe situata vazhdon të mbetet e tensionuar.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark