Kurti u ligjëron studentëve nga Gjermania, Franca e Italia për shtetin e së drejtës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti u ligjëron studentëve nga Gjermania, Franca e Italia për shtetin e së drejtës

    Insajderi
    29 May 2016 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka mbajtur sot një ligjëratë para studentëve të pesë shteteve anëtare të BE-së (Itali, Maltë, Bullgari, Francë dhe Gjermani), në Forumin për Iniciativa Progresive në Prishtinë.

    Sipas njoftimit të Vetëvendosjes, deputeti i Kuvendit të Kosovës u ligjëroi studentëve të huaj mbi shtetin social dhe shtetin e së drejtës. Dy qëndrime politike që VV ka kohë që i përmend.

    “Albin Kurti iu ligjëroi studentëve nga Gjermania, Bullgaria, Franca, Malta dhe Italia, në lidhje me Alternativën e VETËVENDOSJE!-s, shtetin social dhe shtetin e së drejtës”, ka njoftuar VV përmes rrjetit social Facebook.

    Kurti para dy javësh ligjëroi edhe për studentët shqiptarë në Zvicër. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark