×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti udhëton për në Bukuresht, merr pjesë në konferencën për përgaditjen e zgjedhjeve evropiane

    Insajderi
    06 April 2024 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka udhëtuar për Bukuresht.

    Kurti do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Partia Socialiste Evropiane (PES), në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet evropiane në qershor të këtij viti.

    Ai gjithashtu gjatë qëndrimit do të edhe takime me përfaqësues dhe liderë të partive të ndryshme simotra.

    Në konferenc do të marrin pjesë kandidati i përbashkët i PES për zgjedhjet evropiane Nicolas Schmit, presidenti i PES Stefan Lofven, kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu, kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, presidenti i S&D dhe zëvendëspresident ekzekutiv i PES Iratxe García, Katarina Barley nga SPD Gjermani dhe zëvendës presidente ekzekutive e PES.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark