Insajderi
Lajme

Kurti uron qytetarët për zgjedhjen e presidentes: Më në fund u zgjodh edhe kjo nyje

Insajderi
14 October 2026 - 09:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti uron qytetarët për zgjedhjen e presidentes: Më në fund u zgjodh edhe kjo nyje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri Albin Kurti, ka uruar qytetarët e vendit për zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Republikës së Kosovës.

Kurti e bëri këtë në fillim të mbledhjes së Qeverisë, ku tha se me zgjedhjen e presidentes është përmbyllur plotësisht procesi i konstituimit të institucioneve të vendit.

“Më në fund u zgjodh edhe kjo nyje. Javën e kaluar, pas shumë përpjekjeve që nga certifikimi i rezultateve, Kuvendi i Kosovës, në legjislaturën e 11-të, zgjodhi presidenten e shtatë të Republikës së Kosovës, akademiken Justina Shiroka-Pula”, tha Kurti.

Ai uroi të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e zgjedhjes së presidentes së re.

“Zgjedhja e presidentes shënon edhe përmbylljen e plotë të institucioneve. Urime të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, u shpreh shefi i ekzekutivit, njofton Klankosova.tv.

Justina Shiroka Pula u zgjodh në krye të shtetit më 6 tetor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark