Insajderi
Lajme

Kurti zhgënjen sërish të angazhuarit në Trepçë, punëtorëve të flotacionit s’i dalin pagat

Insajderi
16 June 2025 - 12:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti zhgënjen sërish të angazhuarit në Trepçë, punëtorëve të flotacionit s’i dalin pagat
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pagat e punëtorëve të Flotacionit të Trepçës nuk janë ekzekutuar ende. Për këtë ka reaguar Sindikata e Pavarur të Minatorëve të Trepçës.

Sipas reagimit, punëtorët e Flotacionit dhe sigurimit fizik janë përballur me një “padrejtësi të radhës dhe diskriminim të hapur”.

Në rast se nuk rregullohet kjo çështje, Sindikata ka paralajmëruar se do të ndërmarrin masa të forta sindikale dhe protesta publike.

Sindikata ka thënë se kjo situatë po ndodh në “heshtjen e plotë” të Ministrisë së Linjës, Bordit dhe Menaxhmentit të Ndërmarrjes.

“Pavarësisht sakrificave ditore në kushte ekstreme pune, pa furnizime, pa investime, kur ne arrijmë rekorde prodhimi për vite me radhë, ju institucionet përgjegjëse heshtni, duke na shpërblyer me zero. Ky është fyerje për çdo punëtor që rrezikon jetën çdo ditë pune mbi tokë, nën tokë!”, thuhet në reagim.

“Minatorët nuk janë numra! Janë njerëz që punojnë me dinjitet në vendin më të vështirë dhe më të rrezikshëm të punës. Stop lojërave me jetën dhe djersën e tyre!”, vijon reagimi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark