×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Abdixhiku pengohet nga deputetët e VV-së teksa flet për dialogun: Zhurma juaj tregon frikë

    Insajderi
    02 March 2023 - 10:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar mocion procedural që kryeministri i vendit, Albin Kurti të raportoj në Kuvend pas procesit dialogues në Berlin.

    Ai para deputetëve tha se kërkon mbështetjen e çdo grupi që kryeministri të ftohet për të raportuar mbi procesin atje.

    Abdixhiku tha se zhurma dhe frika e deputetëve të pushtetit është e paarsyeshme.

    “Propozoj mocion procedura që si pike e parë e rendit të ditës të ndodh raportimi i kryeminsitrit të Kosovës pas procesit dialogues konform nevojës se kohës për informim te sakte, kërkojmë mbështetjen e çdo grupi parlamentar zhurma dhe frika e deputetëve të pushtetit është e paarsyeshme, jeni shumë në numër jeni pak në guxim”, tha Abdixhiku.

    Ndërkaq, pas Abdixhikut fjalën mori deputetja e LVV-së Mimoza Kusari-Lila e cila tha se fjalorin që Abdixhiku e përdori në Kuvend duhet ta përdorë vetëm në selinë e LDK-së.

    “Duke qenë se procedurat e seancës janë të qarta ne rregulloren e Kuvendit, duke qenë se kemi ardh të trajtojmë 59 pika t e përmbyllura, edhe piken Dialogu Kosovë-Serbi, që është ndërprerë nga opozita. Mocionin e kombinuar me fjalim patetik te fjalorit te Adbixhikut ja rekomandoj ta bejë në selinë e LDK- së, sepse ai filloi te bej analize te marrëveshjes, analize komperative te marrëveshjeve të nënshkruara nga subjekti i tij. Para se te ngrej alarmin për marrëveshjen e dakorduar në parim, dua t’ia kujtoj e ai ka kritikuar Kurtin për izolim të Kosovës”, tha Kusari-Lila./Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark