Insajderi
Lajme

Kusari-Lila: Dy kompani kanë shkelur vendimin tonë, janë gjobitur

Insajderi
17 March 2026 - 12:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kusari-Lila: Dy kompani kanë shkelur vendimin tonë, janë gjobitur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, thotë se rritjet e fundit të çmimeve të derivateve të naftës në vend po reflektojnë rritjen e çmimeve në tregun ndërkombëtar.

Duke folur për respektimin e vendimit të qeverisë, ajo bëri të ditur se ka pasur edhe shkelje të vendimit për marzhën e fitimit, por se Inspektorati i Tregut ka reaguar me masa ndëshkuese.

“Po, ka pasur dy kompani që kanë shkelur vendimin tonë. Inspektorati më ka informuar për këto kompani, të cilat si masë të parë kanë gjobën, ndërsa si masë të dytë tërheqjen e licencës. Nuk ka ardhur deri te masa e dytë. Do të thotë, procesi është ndalur te dënimi, gjegjësisht te reagimi i parë i Inspektoratit të Tregut”, tha ajo, përcjell Insajderi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark