Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, tha se nuk i është kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë që procesi i zgjedhjeve në veri të ndalet.
Ajo ka komentuar edhe deklaratën e ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili tha se pret që kryetarët e rinj në veri të kenë rol teknik e jo politik, për të cilën deklaratë tha mund të ketë qasje ose këndvështrim tjetër pas këtij procesi”.
“Nuk shoh që jemi në anë të kundërta ose diçka që ka ngritur ndonjë sinjal të krizës eventuale apo çfarëdo mospajtimi, por është çështja që në këtë rast ka qenë një vendim i qeverisë sipas afateve dhe ligjeve në Kosovë dhe si i tillë ka ndodhur”, tha Kusari – Lila në Rubikon në Klan Kosova.