PDK ka thirrur debat parlamentar për të diskutuar mbi arrestimin e drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi. Fjalën në seanca e mori shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, shkruan Insajderi.
Ajo akuzoi opozitën, më saktësisht PDK se e ka kthyer Kuvendin në Gjykatore.
Sipas saj që nuk besojnë në drejtësi është edhe për shkak të ish-ministrit të drejtësisë, Abelard Tahiri.
“Fatkeqësisht u bë një kohë tashmë po i shërben pak qëllimit se çka ia përcakton ligji e Kushtetuta, e më shumë imitimeve, diskutimeve të dobëta, të cilat në vend të Kuvendit të Kosovës sot janë duke u zhvilluar në Kosovë”, tha ajo në Kuvend përcjell Insajderi.
“Analiza e thjeshtë e arsyetimit për këtë debat parlamentar nga ana e opozitës, e cila edhe njëherë fatkeqësisht mban nënshkrimin e ish-ministrit të drejtësisë të opozitës. Po e arsyeton mungesën e kredibilitet. Në arsyetimin e saj opozita është thirrur në shqetësimin e thellë që ata e kanë për tendencat kinse të opozitës për të penguar dhe ndërhyrë në punën e institucioneve të pavarura të drejtësisë”, u shpreh Kusari-Lila..
“Opozita po mundohet të shfrytëzojë mekanizimin me të cilin ende e kanë e tyre atë të prokurorisë për ta kthyer Kuvendin në Gjykatore”.
Duke ironizuar Kusari-Lila iu sugjerojë edhe një mocion opozitës, u tha që ta sjellin drejtorin e KEK-ut të lidhur ashtu si doli nga gjykata në Kuvend.
“Për ta realizuar këtë skenar deri në fund, unë I propozojë opozitës që ta bëjnë edhe një mocion sot dhe nga qendra e paraburgimit ku po mbahet z.Nagip Krasniqi të sillet këtu në sallën e Kuvend ashtu duarlidhur si e nxurrën nga gjykata dhe të pyetet për të gjitha procedurat e prokurorimit dhe aktivitet tjera operacionale që janë zhvilluar në KEK gjatë 1 vit e gjysmë sa ishte ai drejtorë”, tha ajo
Me 20 prill, Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar një muaj paraburgim kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqi. Krasniqi dyshohet për “keqpërdorim të pozitës zyrtare” e po ashtu për “konflikt interesi”./Insajderi