×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Kusari-Lila për Haki Abazin: E ka personale me mua

    Insajderi
    18 October 2022 - 14:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Javë më parë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi shprehi pakënaqësi ndaj shefes së Grupit Parlamentar të kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila.

    Abazi tha se Kusari- Lila e cila nuk vije nga grupi parlamentar i VV-së, nuk po i lejon deputetët të marrin fjalën në Kuvend.

    Kusari-Lila sot iu është përgjigjur Abazit duke thënë tërthorazi se e ka personale me të.

    “Pyetja është për të nuk është për mua, krejt kjo është në kuadër të agjendës se si e udhëheqi grupin. Personalisht nuk zhvilloj agjenda ndaj askujt. Politikat e Kuvendit edhe në vijim janë të natyrave të ndryshme dhe gjëja që nuk mund të prodhojë asnjë efekt është kur të personalizohen çështjet, në ato raste nuk pranoj fare të hy në debat”, deklaroi shefja e VV-së për kp. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark