Kusari-Lila për koalicionin me Nismën: Detajet do t’i japë Albin Kurti në kohën e duhur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila për koalicionin me Nismën: Detajet do t’i japë Albin Kurti në kohën e duhur

    Insajderi
    17 April 2025 - 18:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka folur lidhur me mundësinë e një koalicioni të mundshëm me Nismën, duke lënë të kuptohet se vendimet për marrëveshje të tilla do të bëhen publike nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti.

    Kusari-Lila tha se për çfarëdo marrëveshje apo dakordimi me parti të tjera politike, përgjegjës është kryeministri në detyrë dhe kryetari i VV-së.

    “Për këtë, kur të vijë momenti i votimit dhe prezantimit të kandidatëve, ka pasur përgjegjës për bisedime dhe për arritjen e dakordimeve – është kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Mendoj që në momentin kur z. Kurti të japë detajet e çfarëdo marrëveshjeje me të gjithë të tjerët, besoj se do t’i keni informatat edhe për partitë e tjera”, deklaroi ajo në KTV, përcjell Insajderi.

    Kusari-Lila shtoi se është me rëndësi që Kuvendi të ecë përpara me procedurat e parapara për seancën konstituive, duke nënvizuar nevojën për fokus institucional dhe bashkëpunim politik për tejkalimin e situatës aktuale.

    Konstituimi i Kuvendit dështoi dy herë brenda kësaj jave, për shkak të mosmarrëveshjeve procedurale mes partive politike që siguruan ulëse në zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Seanca e tretë pritet të mbahet të shtunën (19 prill).


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark