×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kusari-Lila shpërfill flamurin e Kosovës, merr pjesë në maratonën diskriminuese të Shkupit

    Insajderi
    04 October 2022 - 19:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pavarësisht që në listën e garuesve të njërës nga maratonat e organizuara në Shkup ishte vetëm flamuri i Kosovës që nuk figuronte, kjo për deputeten e Qeverisë Kurti, Mimoza Kusari-Lila, nuk përbëu problem. Ajo e shpërfilli këtë detaj dhe mori pjesë në garë, shkruan Insajderi.

    Hajredin Ferataj i cili gjithashtu merret me atletikë dhe është aktiv me këtë sport, ka kritikuar deputeten për pjesëmarrje duke thënë se ky veprim ishte diskriminues.

    “Pse duhet marrë pjesë në maratonën e Shkupit diskriminuese.??????? Të gjitha shteteve ua vendosin flamurin e Kosovës jo? Dhe nuk është hera e parë!? STOP DISCRIMINATION”, shkroi ai në facebook.

    Deputetja Kusari-Lila, ka vrapuar në gjysmë maratonë, duke zënë vendin e 104.

    Në  në listën e rezultateve të publikuar nga my2.raceresult.com, për Kusari-Lilën dhe garuesit nga Kosova, nuk është shënuar fare emri i shtetit prej nga vinin.

    Në këtë maratonë kishte pjesëmarrës nga shumë shtete, përfshirë Serbinë, Holandën e SHBA’të – pjesëmarrës të cilëve u figuron edhe flamuri i shtetit që përfaqësojnë.

    Maratona e Shkupit mbahet tradicionalisht dhe ky ishte edicioni i 18-të i saj.

    Insajderi ka siguruar edhe fotografi nga kjo maratonë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark