×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kusari- Lila thotë se nuk ka konsensus mes opozitës për shkarkimin e Kurtit

    Insajderi
    25 March 2024 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefja e Grupit Parlamentar të VV-s, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se nuk ka konsensus mes partive opozitare për shkarkimin e Qeverisë Kurti, duke theksuar se nuk e mbështesin mocionin e mosbesimit.

    Ajo ka thënë se nuk ka seriozitet për shpërbërjen e Kuvendit.

    Tri grupet parlamentare të opozitës kanë 42 vota bashkë 2 vota janë të deputetëve të pavarur nëse 44 vota nuk ju bashkohen 16 vota të LVV-së sipas deklarimit të tyre atëherë shanset për çfarëdo suksesi të mocionit janë të vogla. Të gjitha këto nuk mund të bëhen në nivelin e deklarimeve politike nga grupime të veçanta për të caktuar një datë të zgjedhjeve në një datë më të afërt sesa zgjedhjet e rregullta.

    Përderisa grupet politike të opozitës nuk e kanë këtë duket pak joserioze të kërkohen votat e pozitës për të shpërbërë Kuvendin apo për të mbështetur mocionin e mosbesimit”, ka thënë Kusari  – Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

    “Ne jemi deklaruar në raport për kërkesën e mocion mos besimi. Nuk mbështesim një mocion mosbesimi nga një parti, ende nuk ka konsensus mes partive politike”, ka shtuar ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark