Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza-Kusari Lila, ka thënë se partitë nuk janë dakorduar për një seancë të rregullt.
Kusari-Lila është shprehur se votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare mbetet sfidë, pasi që janë mbetur edhe 12 marrëveshje ndërkombëtare për çka kërkoi më shumë se përkushtim në votimin e tyre.
“U caktua vetëm një seancë e jashtëzakonshme, ajo që është bërë me kërkesë të opozitës. Fatkeqësisht nuk arritëm të dakordohemi për një seancë të rregullt…”, ka thënë Kusari-Lila.
Tutje, ajo ka folur edhe për paralajmërim e vizatë së Escobarit duke u ndalur te çështja e dinarit si çështje që mundet të diskutohet e po ashtu edhe draftin e Asocacionit dhe për zgjedhjet për shkarkimin e katër kryetarëve në veri të vendit.