×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lilës i “soset durimi” ndaj BE-së: Ta ndryshojë qasje ndaj Kosovës, duhet të ketë ndërmjetës të ri

    Insajderi
    25 May 2024 - 14:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari ka folur në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi dhe qasjen e BE-së në raport me Kosovën.

    Sipas saj, Bashkimi Evropian duhet të ndryshojë qasjen në dialog dhe pasi procesi i deritanishëm nuk ka sjellë sukses është e domosdoshme të ketë një format ndryshe pas zgjedhjeve në BE dhe me një ndërmjetës të ri evropian.

    Ajo është shprehur optimiste se Kosova do të anëtarësohet në Këshill të Evropës deri në fund të vitit 2024, derisa shton se do të gjendet një zgjidhje e ndërmjetme për të ecur përpara me asociacionin e komunave me shumicë serbe.

    “Është e domosdoshme edhe qasja dhe objektivat dhe formati. Besojmë se deri më tash, në mënyrën sesi dialogu ishte strukturuar, në mënyrën sesi u bë komunikimi për dialogun nuk ka sjellë shumë sukses. U pa se mos vënia para përgjegjësisë të atyre që kanë shkelur marrëveshjet nuk sjell përparim në dialog. Në të kundërtën, dekurajon palët të jenë më produktive në dialog. Serbia nxirret pa masa, pa sanksione, vazhdimisht shkel pikat e marrëveshjes, ndërsa Kosovës i bëhet presion… Nuk mund të jep vlerësim, pasi nuk di kush janë emrat të tjerë. Ka qenë vetëm ish-presidenti Pahor, i cili veçse ka prezantuar gatishmërinë për të qenë ndërmjetës, ka qenë edhe më vokal, ka qenë më aktiv në media. Kemi informacione se ka edhe kandidatë të tjerë të interesuar apo që ka pasur interesim, por emrat e tyre nuk janë bërë publikë”, ka thënë Kusari-Lila.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark